“Mutarrif ibn Abdullah Ebu Musabi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Mevali, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na e mësonte namazin istihare për çdo gjë, siç na mësonte ndonjë sure kuranore. Ai thoshte: “Kur dikush nga ju vendos të bëjë ndonjë punë me rëndësi, le t'i falë dy rekate vullnetare, pastaj le të thotë: "Allahume ini estehiruke bi ilmike ve estakdiruke bi kudretike, ve eseluke min fadlikel adhim. Fe ineke takdiru ve la akdiru, ve talemu ve la alemu, ve ente alamul gujub. Allahume, in kunte talemu ene hadhel emra hajrun li fi dini ve meashi ve akibeti emri, ose ka thënë: fi a'xhili emri ve axhilihi, fakdurhu li. Ve in kunte talemu ene hadhel emra sherrun li fi dini ve meashi ve akibeti amri, - ose ka thënë: fi a'xhili emri ve axhilihi, - fasrifhu ani vesrifni anhu vakdur lije elhajra hajthu kane thume ardini bihi (O Allah, me diturinë Tënde kërkoj mbarësi, me fuqinë Tënde kërkoj mundësi! Kërkoj të mirat e Tua të shumta, sepse Ti ke mundësi, kurse unë nuk kam. Ti di, kurse unë nuk di. Ti i di fshehtësitë. O Allah, nëse e di se kjo punë është e mirë për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen, - ma mundëso këtë. E, nëse e di se kjo punë është e keqe për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen, - largoje atë prej meje dhe mua prej saj, ma cakto të mirën, kudo që të jetë, pastaj më bëj të kënaqur me të) !” Dhe gjatë lutjes e parashtron kërkesën e tij .””