“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullahu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ kërkoi ujë, mori abdes, pastaj i ngriti duart dhe tha: “O Allah! Fale Ubejd Ebu Amirin!” Kështu, i ngriti duart aq shumë, saqë ia pashë të bardhat e sqetullave. Pastaj tha: “O Allah! Në Ditën e Kiametit, lartësoje atë mbi shumë krijesa të Tua nga radhët e njerëzve!””