“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ vërejti gjurmë të verdhë parfumi tek Abdurrahman ibn Aufi dhe e pyeti: - “Ç'është kjo?” - Jam martuar dhe nuses i kam dhënë (për mehër) ar sa peshon një bërthamë hurme, - iu përgjigj Abdurrahmani. - “Allahu të begatoftë! Bëj një gosti, të paktën me një dele!” - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ.””