“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Amri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Babai im vdiq duke lënë pas vetes shtatë, - ose ka thënë: nëntë, - vajza, andaj u martova me një grua. Pejgamberi ﷺ më pyeti: - “Qenke martuar, o Xhabir?” - Po, - i thashë. - “Me të virgjër apo me të ve?” - Me të ve, - ia ktheva. - “Pse nuk e ke marrë të re, që ti të dëfrehesh me të dhe ajo të dëfrehet me ty, ti ta bësh atë të qeshë dhe ajo të të bëjë ty të qeshësh?” - Babai im vdiq dhe la pas vetes shtatë, - ose ka thënë: nëntë, - vajza, andaj nuk dëshirova t'u sjell një të re sikurse ato, kështu që u martova me një të ve që të kujdeset për to, - iu përgjigja. Atëherë Pejgamberi ﷺ më tha: “Allahu të begatoftë!” Ibn Ujejne dhe Muhamed ibn Muslimi në transmetimin e tyre nga Amri nuk i përmendën fjalët: "Allahu të begatoftë!””