“Ferve ibn Ebu Magrai na ka thënë: Na ka treguar Abide ibn Humejdi, e ky nga Abdulmelik ibn Umejri, e ky nga Musab ibn Sad ibn Ebu Vekasi se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na i mësonte këto lutje siç mësohet shkrimi: “Allahume, ini eudhu bike minel buhli, ve eudhu bike minel xhubni, ve eudhu bike min en nurade ila erdhelil umuri, ve eudhu bike min fitneti dunja ve adhabil kabri (O Allah! Kërkoj të më mbrosh nga koprracia! Kërkoj të më mbrosh nga frika! Kërkoj të më mbrosh nga pleqëria e thellë! Kërkoj të më mbrosh nga sprovat e dynjasë dhe nga dënimi në varr) !””