“Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ thoshte: “Semi Allahu limen hamideh (Allahu i përgjigjet atij që e falënderon Atë) ” , në rekatin e fundit të namazit të jacisë, lutej: “O Allah, shpëtoje Ajash ibn Ebu Rabian! O Allah, shpëtoje Velid ibn Velidin! O Allah, shpëtoje Seleme ibn Hishamin! O Allah, shpëtoji besimtarët e shtypur! O Allah, shtoja dënimin Tënd mudarit (fis arab) ! O Allah, shndërrojua këto vite në thatësi sikurse vitet e Jusufit ﷺ!””