“Ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Vekiu, e ky nga ibn Ebu Halidi se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ bëri dua kundër Aleancës Idhujtare (ahzabit) duke thënë: “O Allah, Ti që e ke shpallur Librin dhe që i llogarit gjërat shpejt! Mposhti aleatët e mosbesimit! O Allah, mposhti dhe tronditi ata!””