“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Abdulmelik ibn Sabahu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Ibn Ebu Musai se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ lutej kështu: “Rabi gfir li hatieti ve xhehli, ve israfi fi emri kulihi, ve ma ente alemu bihi mini! Allahume, igfir li hatajaje ve amdi, ve xhehli ve xhidi, ve kulu dhalike indi, Allahume igfir li ma kademtu ve ma ahartu, ve ma esrartu ve ma alentu; Entel mukadimu ve entel muahiru, ve ente ala kuli shejin kadir (Zoti im, falma mëkatin tim, paditurinë time, teprimin tim në çdo punë dhe atë që Ti e di më mirë se unë! O Allah, m'i fal gabimet e mia, ato që i bëj me qëllim, nga padituria ose ato që i bëj me seriozitet, se të gjitha gjenden tek unë! O Allah, m'i fal mëkatet e kaluara dhe të tashmet, të fshehurat dhe ato që i kam shfaqur! Ti je i Pari dhe i Fundit, Ti ke fuqi për çdo gjë) !” Ubejdullah ibn Muadhi ka thënë: “N gjashëm na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Ebu Is'haku, e ky nga Ebu Burde, i biri i Ebu Musait, nga babai i vet, e ky nga Pejgamberi ﷺ.””