“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibn Abdulmexhidi, e këtij i ka treguar Israili, e këtij i ka treguar Ebu Is'hak, e ky nga Ebu Bekër ibn Ebu Musa dhe Ebu Burde se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ lutej: “Allahume, igfir li hatieti ve xhehli, ve israfi fi emri, ve ma ente alemu bihi mini! Allahume, igfir li hezli ve xhidi, ve hatai ve amdi, ve kulu dhalike indi (O Allah, falma mëkatin tim, paditurinë time, teprimin në punët e mia dhe atë që Ti e di më mirë se unë! O Allah, më fal për gjërat që i kam bërë me shaka a me seriozitet, gabimin tim pa dashje a të qëllimtë, se të gjitha gjenden tek unë) !””