“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahimi, e këtij i ka rrëfyer Ejubi, e ky nga Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Kasimi (Pejgamberi) ﷺ ka thënë: “Ditën e premte, gjendet një kohë që, nëse muslimani i qëllon duke falur namaz (ose duke u lutur) dhe duke i kërkuar ndonjë të mirë Allahut, Ai ia jep” - dhe bëri me shenjë me dorë. Ne thamë: “Aludon se ajo kohë është e shkurtër.””