“Muhamed ibn Mukatil Ebu Haseni na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Sulejman Tejmiu, e ky nga Ebu Othmani se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ po ngjitej nëpër një kodrinë, një burrë u ngjit në pikën më të lartë të saj dhe thirri me zë të lartë: “La ilahe il-lallah! Allahu ekber!” Në atë rast, i Dërguari i Allahut ﷺ, duke qenë hipur mbi mushkën e tij, tha: “Nuk po i luteni një të shurdhri e as të largëti.” Pastaj më tha: “O Ebu Musa, - ose tha: O Abdullah, - a të të tregoj një fjalë që është prej thesareve të Xhenetit?” - Sigurisht, - i thashë. - “La havle ve la kuvete ila bilah (S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun ) ” , - tha Pejgamberi ﷺ.””