“Ahmed ibn Mikdami më ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa ishim me të Dërguarin e Allahut ﷺ në Hendek, ku ai gërmonte e ne bartnim dheun, kalonte pranë nesh dhe thoshte: “O Allah, jeta e vërtetë është ajo në ahiret, Andaj, ensarët dhe muhaxhirët fali krejt!” Këtë transmetim e fuqizon Sehël ibn Sadi nga Pejgamberi ﷺ, njëjtë.”