“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Hazimi, e ky nga babai i tij se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një copë toke sa kamxhiku në Xhenet është më e çmueshme se dynjaja dhe çfarë ka në të. Marshimi në rrugën e Allahut, në mëngjes dhe në mbrëmje, është më i çmueshëm sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të.””