“Abduselam ibn Mutahiri më ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Aliu, e ky nga Mean ibn Muhamed Gifariu, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu nuk i ka lënë vend për arsyetim njeriut që i ka dhënë jetë deri në moshën gjashtëdhjetëvjeçare.” Transmetimin e Mean ibn Muhamed Gifariut e fuqizon Ebu Hazimi dhe Ibn Axhlani nga Makburi.”