“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Safvan Abdullah ibn Seidi, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zemra e plakut mbetet e re për dy gjëra: 1. Dashurinë për dynjanë dhe 2. Shpresën e gjatë (për jetë) .” Lejthiu ka thënë: “Më ka treguar Junusi, - si dhe Ibn Vehbiu nga Junusi, - nga Ibn Shihabi, i cili ka thënë: “Më ka rrëfyer Seidi dhe Ebu Seleme.””