“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Omeri, e ky nga Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse robit Tim besimtar ia marr të dashurin e tij të familjes në dynja e ai llogarit në shpërblim (duke bërë durim) , për të nuk ka kompensim tjetër përveç Xhenetit.””