“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Ebu Xhemren, e këtij i ka treguar Zehdem ibn Mudarribi se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Më të mirët nga ju janë gjenerata ime, pastaj pasardhësit e tyre.” Nuk di nëse ka përmendur dy a tri gjenerata pas tij. Pastaj Pejgamberi ﷺ shtoi: “Pas tyre do të vijnë njerëz që dëshmojnë, edhe pse nuk u kërkohet; që tradhtojnë dhe nuk u zihet besë; që zotohen, por nuk e përmbushin atë dhe të tillë që mbipesha do të jetë e përhapur në mesin e tyre.””