“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Zuhriun, e këtij i ka rrëfyer Urve dhe Seid ibn Musejebi se Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I lypa Pejgamberit ﷺ e ai më dha. I lypa sërish, sakaq sërish më dha. E, kur i lypa për herë të tretë, ai prapë më dha e më tha: “O Hakim, pasuria është jeshil dhe e ëmbël. Atij që e merr me zemërgjerësi, i ka bereqet. Ndërkaq, atij që e merr me makutëri, nuk i ka bereqet, sikurse ai që ha e nuk ngopet. Dora e sipërme është më e mirë se dora e shtrirë.””