“Omer ibn Hafsi më ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahim Tejmiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pyeti: “Për cilin nga ju pasuria e trashëgimtarit të tij është më e dashur se pasuria e vet?” - O i Dërguari i Allahut, për secilin prej nesh pasuria e vet është më e dashur, - iu përgjigjën të pranishmit. - “Ç'është e vërteta, pasuri e tij është vetëm ajo që e ka dhënë, kurse ajo që e ka ruajtur është pasuri e trashëgimtarëve të tij”, - tha Pejgamberi ﷺ.””