“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ebu Vailin se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kemi bërë hixhret me Pejgamberin ﷺ duke synuar Fytyrën e Allahut dhe shpërblimi ynë ka mbetur tek Allahu i Lartësuar. Dikush prej nesh tashmë ka vdekur, pa e gëzuar aspak shpërblimin e tij (në këtë botë), bie fjala, Musab ibn Umejri, i cili është vrarë ditën e Uhudit dhe pas vetes kishte lënë vetëm një rrobë, me të cilën, kur ia mbulonim kokën, i zbuloheshin këmbët, e, kur ia mbulonim këmbët, i zbulohej koka. I Dërguari i Allahut ﷺ na pati urdhëruar që t'ia përfshinim kokën me të, kurse këmbëve t'u hidhnim idhhir. Ndërkaq, disa të tjerëve prej nesh tanimë u janë pjekur frutat dhe po i vjelin.””