“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ismaili, e këtij i ka treguar Kajsi se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë jam arabi i parë që ka gjuajtur me shigjetë në rrugën e Allahut. Luftonim dhe nuk kishim tjetër ushqim përpos gjetheve të drurëve, saqë edhe jashtëqitja na dilte sikurse e deles, e thatë. Pas gjithë kësaj, fisi benu esed më qortonin se jam dobësuar në Islam. Sikur të ishte ashtu, atëherë unë paskam humbur dhe më qenka shkatërruar vepra.””