“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Na kalonte muaji pa ndezur zjarr asnjëherë. I vetmi ushqim që kishim kanë qenë hurmat dhe uji, përveç nëse dikush na sillte ndonjë copëz mishi.””