“Abdulaziz ibn Abdullah Uvejsi na ka thënë: Më ka treguar ibn Ebu Hazimi, e ky nga babai i tij, e ky nga Jezid ibn Rumani se Urve tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “O biri i motrës sime! Kishte raste kur e shihnim hënën e re, tri herë rresht, për dy muaj, ndërkohë në shtëpitë e të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk ndizej zjarri.” - Po si mbijetonit? - e pyeta. - Vetëm me hurma e ujë, përveç kur disa ensarë që posedonin bagëti, fqinjë të Pejgamberit ﷺ, herë pas here të Dërguarit të Allahut ﷺ i dhuronin ndonjë gjë nga shtëpitë e tyre dhe na jepnin për të pirë, - tha Aishja.””