“Othman ibn Ebu Shejbe më ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi se Alkame thotë: “E pyeta Aishen, nënën e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Oj nëna e besimtarëve, si kanë qenë veprat e Pejgamberit ﷺ? A veçonte ndonjë ditë me diçka (për adhurim)?” - Jo, veprat e tij kanë qenë të vazhdueshme. Vallë, cili prej jush mund të bëjë atë që e bënte Pejgamberi ﷺ? - tha ajo.””