“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Zibrikani, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Jini mesatarë e afrojuni përsosurisë dhe përgëzohuni (për shpërblimin që ju pret) . Dijeni se askënd nuk do ta fusë në Xhenet vepra e vet.” - As ty, o i Dërguari i Allahut?! - pyetën të pranishmit. - “As mua, përveç nëse Allahu më përfshin me faljen dhe mëshirën e Tij.” Ali ibn Abdullahu ka thënë: “Mendoj se Musa ibn Ukbe e ka transmetuar nga Ebu Nadri, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Aishja.” Afani ka thënë: “Na ka treguar Vuhejbi nga Musa ibn Ukbe, i cili thotë: “E kam dëgjuar Ebu Selemen duke transmetuar nga Aishja, e kjo nga Pejgamberi ﷺ (se ka thënë): "Jini mesatarë (sedidu) dhe përgëzohuni!” Muxhahidi, në lidhje me Fjalën e Allahut: “(Thoni) Fjalë të drejta (sediden)”, ka thënë: “Është për qëllim: “fjalë të sinqerta.””