“Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fulejhu, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Hilal ibn Aliu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin dhe hipi në minber. Aty bëri me duar në drejtim të kiblës së xhamisë, pastaj tha: “Teksa jua falja namazin, m'u paraqitën Xheneti dhe Zjarri në ballin e këtij muri. Asnjëherë nuk kam parë mirësi dhe sherr sikurse sot. Asnjëherë nuk kam parë mirësi dhe sherr sikurse sot!””