“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Amër ibn Ebu Amri, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë thënë: “Kur Allahu e krijoi mëshirën, e ndau në njëqind pjesë. Nëntëdhjetë e nëntë pjesë të saj i mbajti pranë Vetes, kurse një e lëshoi për të gjitha krijesat. Andaj, sikur jobesimtari të dinte se çfarë mëshire gjendet tek Allahu, s'do ta humbiste shpresën për Xhenet. Edhe besimtari, sikur ta dinte çfarë dënimi gjendet tek Allahu, nuk do të ndihej i sigurt prej Zjarrit.””