“Abdulaziz ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë. Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, të mos e shqetësojë fqinjin e tij. Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin e tij.””