“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Seid Makburi se Ebu Shurejh Huzaiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Dy veshët e mi e kanë dëgjuar dhe zemra ime e ka nxënë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mikpritja është tri ditë, (ndaj jepjani mysafirit) hisen e tij.” Dikush pyeti: “Cila është hisja e tij?” - “Një ditë e një natë”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ, pastaj vazhdoi: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin e tij! Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë!””