“Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ribiju se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ndër popujt që kanë kaluar, ka qenë një njeri i cili kishte mendim të keq për veprat e veta, andaj i tha familjes së tij: “Pasi të kem vdekur, më bëni copë e grimë nëpër det, në një ditë të nxehtë.” Kështu, ata vepruan siç u tha ai dhe, kur Allahu e mblodhi (e ringjalli atë) , e pyeti: “Çfarë të shtyri të veprosh një gjë të tillë?” Ai tha: “Asgjë tjetër pos frikës që kisha prej Teje.” Andaj, Allahu e fali.””