“Musai na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e këtij i ka treguar Katadja, e ky nga Ukbe ibn Abdulgafiri se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një njeri nga popujt para jush, të cilin Allahu e kishte furnizuar me pasuri dhe fëmijë, kur i erdhi vdekja, u tha të bijve: “Çfarë babai kam qenë për ju?” Ata iu përgjigjën: “Më i miri baba.” Ai u tha: “Por, unë s'kam asnjë vepër të mirë tek Allahu, prandaj, kur të shkoj tek Ai, do të më dënojë, kështu që më rrini gati, posa të vdes, më digjni të tërin derisa të bëhem shkrumb e hi, e pastaj më thërrmoni. E, kur të fryjë erë e fortë, më hidhni në det.” Dhe, në fund, mori besën e tyre për këtë, duke i bërë të betoheshin në Allahun. Kështu, të bijtë vepruan siç u tha i ati. Më pas (Ditën e Gjykimit) , Allahu tha: “Bëhu!” - dhe ja, ai duke qëndruar në këmbë. Allahu e pyeti: “O robi Im, çfarë të shtyri të veprosh një gjë të tillë?” Ai iu përgjigj: “Frika prej Teje.” Atëherë Allahu e mbuloi me mëshirën e Tij.” Kirmani ka thënë: “Kur ia tregova (këtë hadith) Ebu Othmanit më tha: “E kam dëgjuar prej Selmanit, përpos që ai ka shtuar: më bëni copë e grimë nëpër det"; ose ashtu siç ka thënë. Muadhi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe nga Katadja se ka thënë: “E kam dëgjuar Ebu Seidin nga Pejgamberi ﷺ.””