“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullah ibn Ebu Burde, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Unë dhe ajo me të cilën më ka dërguar Allahu shëmbëllejmë me një njeri që ka shkuar te një popull dhe u ka thënë: “E pashë ushtrinë (e armikut) me sytë e mi, andaj unë jam ai lajmëtari i zhveshur 1 (që thërret) : “Shpëtoni! Shpëtoni!” Kështu, atij i bindet një grup, ikin natën ngadalë dhe shpëtojnë. Ndërkaq, një grup tjetër nuk i binden, të cilët, në mëngjes, ushtria i sulmon dhe i shkatërron.””