“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Unë, në raport me njerëzit, i shëmbëllej një njeriu që ndez një zjarr dhe, pasi ta ndriçojë vendin përreth, fluturat dhe insektet ia mësyjnë zjarrit dhe bien në të. Ai mundohet t'i mbrojë, porse ato e mundin dhe vërsulen drejt zjarrit. Kështu, unë ju kap për brezi që të mos bini në Zjarr, kurse ju, megjithatë, vërsuleni drejt tij.””