“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ata ibn Jezidi, e këtij i ka treguar Ebu Seidi se dikush pati thënë: O i Dërguari i Allahut! ... [t]: Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Ata ibn Jezid Lejthiu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, kush është njeriu më i mirë?” Pejgamberi ﷺ tha: “Një njeri që lufton (në rrugën e Allahut) me jetën dhe pasurinë e tij, si dhe një njeri që jeton në një zonë malore, e adhuron Zotin e vet dhe i kursen njerëzit nga sherri i tij.” Transmetimin e Evzaiut e fuqizojnë Zubejdiu, Sulejman ibn Kethiri dhe Numani, nga Zuhriu. Kurse Mameri e transmeton nga Zuhriu, e ky nga Atai ose Ubejdullahu, e ky nga Ebu Seidi, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Junusi, Ibn Musafiri dhe Jahja ibn Seidi transmetojnë nga Ibn Shihabi, e ky nga Atai, e ky nga dikush prej shokëve të Pejgamberit ﷺ, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”