“Jahja ibn Bukejri më ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi dhe Urve ibn Zubejri, në prani të disa prej njerëzve të dijes, se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ishte shëndoshë e mirë, thoshte: “Asnjë pejgamber nuk ka vdekur pa e parë vendin e vet në Xhenet, e në atë rast i ofrohet zgjedhja (për të jetuar ose për të vdekur) .” Kur u sëmur dhe kokën e kishte vënë në prehrin tim, për një çast u alivanos. Pasi u kthjell, e nguliti shikimin në tavan dhe tha: “O Allah, në shoqërinë e lartë!” Atëherë thashë (me vete): “Nuk po na zgjedhka ne"; dhe e kuptova se kjo paska qenë ajo që na pat treguar (sa ishte shëndoshë).” Fjala e fundit që Pejgamberi ﷺ e tha ishte: “O Allah, në shoqërinë e lartë!””