“Muhamed ibn Ubejd ibn Mejmuni më ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e ky nga Omer ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Mulejke, e këtij i ka treguar Ebu Amër Dhekvani, i çrobëruari i Aishes, se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Në prag të vdekjes) i Dërguari i Allahut ﷺ para vetes mbante një enë me ujë, ku fuste dorën dhe me të fshinte fytyrën e thoshte: “La ilahe il-lallah! Me të vërtetë, vdekja paska agoni!” Pastaj e ngriti dorën dhe thoshte: “Në shoqërinë e lartë!” - derisa vdiq dhe dora iu lëshua.””