“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Ebu Bekër ibn Amër ibn Hazmi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra, dy prej të cilave kthehen, kurse njëra mbetet me të. Atë e përcjellin familja, pasuria dhe vepra e tij, e në atë rast familja dhe pasuria kthehen, kurse vepra e tij mbetet.””