“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur vdes dikush, i shfaqet vendqëndrimi i tij (në botën tjetër) mëngjes e mbrëmje; ose Zjarri, ose Xheneti. Pastaj i thuhet: “Ky është vendi pasi të ringjallesh.””