“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Halidi, e ky nga Seid ibn Ebu Hilali, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në Ditën e Kiametit, Toka do të jetë si një bukë, të cilën Mbizotëruesi e rrotullon me dorën e Tij ashtu siç e rrotullon ndonjëri prej jush bukën kur është në udhëtim. Ajo do të jetë gosti e banorëve të Xhenetit (derisa të llogariten) .” Ndërkohë, erdhi një hebre dhe tha: “Të bekoftë Mëshiruesi, o Ebu Kasim! A të të tregoj për gostinë e banorëve të Xhenetit në Ditën e Kiametit?” - “Posi”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. - Toka do të jetë si një bukë, - tha ai. Pra, ashtu siç tha edhe Pejgamberi ﷺ pak çaste më parë. Atëherë Pejgamberi ﷺ na shikoi dhe qeshi derisa iu dukën dhëmballët. Pastaj hebreu tha: “A të të tregoj për ushqimin e tyre? Ushqimi i tyre është balami dhe nuni.” - Çfarë janë këto? - pyetën të pranishmit. - Dem dhe balenë, prej shtojcës së mëlçisë së të cilave do të hanë shtatëdhjetë mijë veta, - u përgjigj hebreu.””