“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, njerëzit do të ringjallen në një tokë të bardhë e të pashkelur, sikurse bukë e pastër rrethore.” Sehli, ose dikush tjetër, shton: “Nuk ka asgjë të ndërtuar në të .””