“Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Njerëzit do të tubohen në tri grupe, të përmalluar dhe të frikësuar. Pastaj, dy në një deve, tre në një deve, katër në një deve ose dhjetë në një deve. Ndërkaq, ata që mbeten, i tubon Zjarri, i cili u shfaqet sa herë që ata ndalojnë diku për pushim, kalon natën me ta kudo që ata flenë, gdhihet me ta kudo që ata gdhijnë dhe ngryset me ta kudo që ata ngrysen.””