“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Thevriu, e ky nga Ebu Gajthi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Njeriu i parë që do të thirret në Ditën e Kiametit është Ademi. Pastaj do t'i shfaqen pasardhësit e tij, të cilëve do t'u thuhet: - Ky është babai juaj, Ademi. - Të përgjigjem me kënaqësi, - do të thotë ai. - Veçoji pasardhësit e tu që e kanë merituar Zjarrin, - i thotë Allahu. - O Zot..., por sa prej tyre t'i veçoj? - e pyet Ademi. - Prej çdo njëqind vetave veço nëntëdhjetë e nëntë, - i thotë Allahu.” Të pranishmit pyetën: “O i Dërguari i Allahut, nëse merren nëntëdhjetë e nëntë veta prej nesh (për në Zjarr), atëherë kush do të mbetet më?!” - “Ç'është e vërteta, umeti im në krahasim me umetet e tjera (në sasi) është sikurse një qime e bardhë në kaun e zi”, - tha Pejgamberi ﷺ.”