“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Amër ibn Mejmuni se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, teksa po rrinim me Pejgamberin ﷺ në një tendë, tha: “A jeni të kënaqur të jeni çereku i banorëve të Xhenetit?” - Po, - i thamë. - “A jeni të kënaqur të jeni një e treta e banorëve të Xhenetit?” - Po. - “A jeni të kënaqur të jeni gjysma e banorëve të Xhenetit?” - Po. - “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se shpresoj se ju do të jeni gjysma e banorëve të Xhenetit, sepse në Xhenet s'hyn dot kush pos muslimanit. Ndërkaq, numri juaj në krahasim me numrin e idhujtarëve është sikurse një qime e bardhë në lëkurën e një kau të zi, - ose ka thënë: sikurse një qime e zezë në lëkurën e një kau të kuq .””