“Kajs ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Hatim ibn Ebu Sagira, e ky nga Abdullah Ibn Ebu Mulejke, e këtij i ka treguar Kasim ibn Muhamed ibn Ebu Bekri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ju do të ringjalleni të zbathur, të zhveshur dhe të pasynetuar.” - O i Dërguari i Allahut, burra dhe gra së bashku, duke shikuar njëri-tjetrin?! - pyeti Aishja. - “Gjendja do të jetë më e rëndë sesa t'i preokupojë një gjë e tillë”, - ia ktheu i Dërguari i Allahut ﷺ.”