“Salt ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji (në lidhje me ajetin): "Ne do ta shkulim urrejtjen nga kraharori i tyre.” Seidi na ka transmetuar nga Katadja, e ky prej Ebu Mutevekil Naxhiu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pasi besimtarët (e kalojnë Urën e Siratit dhe) shpëtojnë prej Zjarrit, do të ngujohen në Kantare , mes Xhenetit dhe Zjarrit, ku do të paguajnë për padrejtësitë që i kanë bërë njëri-tjetrit në këtë botë. Pasi të dëliren dhe të pastrohen, u lejohet të hyjnë në Xhenet. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se secili prej tyre do ta njohë rrugën për te shtëpia e tij në Xhenet më mirë sesa e njeh rrugën për te shtëpia e vet në dynja.””