“Ubejdullah ibn Musai transmeton nga Othman ibn Esvedi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që merret në llogari, tashmë është dënuar.” Aishja pyeti: “A nuk thotë Allahu i Lartësuar: “Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë.”? (Inshikak, 8) Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Kjo (që po thua ti) është paraqitja para Allahut.” Amër ibn Aliu më ka thënë: “Na ka treguar Jahja nga Othman ibn Esvedi i cili ka thënë: “E kam dëgjuar Ibn Ebu Mulejken duke thënë: “E kam dëgjuar Aishen, e kjo e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ njëjtë. Po ashtu, transmetimin e Othman ibn Esvedit e kanë fuqizuar Ibn Xhurejxhi, Muhamed ibn Sulejmi, Ejubi dhe Salih ibn Rrustemi, nga Ibn Ebu Mulejke, e ky nga Aishja, e kjo nga Pejgamberi ﷺ.””