“Is'hak ibn Mensuri më ka thënë: Na ka treguar Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Hatim ibn Ebu Sagira, e këtij i ka treguar Abdullah Ibn Ebu Mulejke, e këtij i ka treguar Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që merret në llogari në Ditën e Kiametit, tashmë është shkatërruar.” Aishja e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, a nuk thotë Allahu i Lartësuar: “E atij që i jepet libri, nga ana e djathtë, ai do të llogaritet me një llogari të lehtë.”? (Inshikak, 7-8) I Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: “Kjo që po thua ti është paraqitja para Allahut, kurse ai që merret në pyetje (hollësisht) , tashmë është dënuar.””