“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Muadh ibn Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Katadja, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ. [t]: Muhamed ibn Mameri më ka thënë: Na ka treguar Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte: “Në Ditën e Kiametit, sillet jobesimtari dhe i thuhet: “Sikur të posedoje ar sa e tërë toka, a do ta flijoje (për këtë ditë) ?” - Po, - përgjigjet ai. - Prej teje është kërkuar diçka më e lehtë se kjo, - i thuhet atij.””