“Imran ibn Mejsera na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Husajni; [t]: Esid ibn Zejdi më ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e ky nga Husajni se ka thënë: Teksa isha te Seid ibn Xhubejri, më tregoi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “M'u shfaqën përpara popujt dhe ja, ndër ta një pejgamber, të cilin e pasonin një numër i madh njerëzish. Pastaj, një pejgamber tjetër, të cilin e pasonin një grup njerëzish; një pejgamber tjetër, me të cilin ecnin dhjetë pasues; një tjetër me pesë pasues; pastaj kaloi një pejgamber i vetmuar. Kur shikova tutje, pashë një turmë të madhe njerëzish, andaj pyeta: “O Xhibril, a janë këta pasuesit e mi?” - Jo, por shiko në horizont, - më tha ai. Kur, ç'të shoh! Një turmë shumë e madhe njerëzish! Pastaj më tha: “Ata janë umeti yt, shtatëdhjetë mijë në ballë të tyre, nuk do të ketë llogari e as dënim për ta.” - Përse? - e pyeta. - Ata janë njerëz që nuk e përdorin kurimin me kauterizim , nuk kërkojnë t'u bëhet rukje, nuk besojnë në ogure dhe i mbështeten vetëm Zotit të tyre.” Atëherë Ukashe ibn Mihsani u ngrit dhe tha: “Lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Pejgamberi ﷺ u lut: “O Allah, bëje prej tyre!” Pas tij u ngrit edhe një tjetër dhe tha: “Lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Ta kaloi Ukashe.””