“Muadh ibn Esedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Një grupi njerëzish prej shtatëdhjetë mijë personash nga umeti im, që do të hyjnë në Xhenet, fytyrat do t'u ndriçojnë sikurse hëna e plotë.” Ebu Hurejra vazhdon: “Ukashe ibn Mihsan Esediu brofi në këmbë duke mbajtur me dorë një rrobë të larmë dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Pejgamberi ﷺ u lut: “O Allah, bëje atë prej tyre!” Pastaj u ngrit edhe një burrë ensar dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Ta kaloi Ukashe.””